Shtetet e Bashkuara dhe aleatët perëndimorë kanë gati planin për vendosjen e një çmimi tavan për blerjen e naftës nga Rusia. Agjencia e lajmeve Reuters citon burime pranë administratës Biden, që thonë se Uashingtoni dhe zyrtarë të tjerë perëndimorë pritet të përcaktojnë një çmimi jo më të lartë se 63 – 64 dollarë për blerjen e naftës ruse të papërpunuar. Plani është në përputhje me direktivat e vendimit të marrë nga Bashkimi Europian për ndalimin e importit të naftës ruse dhe blerjen e saj vetëm me çmim të ulët, duke nisur nga 5 Dhjetori. Kufiri i çmimit ka për qëllim të ulë fitimet e Rusisë nga shitja e naftës, për t’ia bërë të pamundur këtij vendi të financojë luftën në Ukrainë. Megjithatë, bllokada europiane nuk e ndalon blerjen e naftës nga ky vend përmes shteteve të tjera. Moska ka paralajmëruar thellimin e krizës së energjisë, nëse vendosen çmime tavan si për naftën ashtu edhe për gazin e saj nga Perëndimi. Sakaq, çmimi i naftës në bursat botërore u rrit me 3 deri 4 Dollarë për fuçi pas vendimit të Uashingtonit për shtimin e rezervave federale të naftës.