FINLANDA DHE SUEDIA PRANË NATO-S / 28 PROTOKOLLE TË RATIFIKUARA, MUNGON TURQIA E HUNGARIA

Finlanda dhe Suedia janë duke iu afruar anëtarësimit në NATO, pasi 28 prej 30 vendeve anëtare tani kanë ratifikuar protokollet për anëtarësim, pas votimeve të kryera në nivele parlamentare apo presidenciale nëpër vendet e tyre. por kjo nuk është bërë ende nga ana e Hungarisë dhe Turqisë. Mirëpo me Qeverinë e re tani në Suedi dhe pas zgjedhjeve në Finlandë dhe Turqi, në fillim të vitit të ardhshëm, diplomatët janë pothuajse të bindur se dy vendet nordike do të jenë anëtare të reja të NATO-s, nga fundi i vitit 2022 apo në fillim të vitit 2023. Pengesa më e madhe në gjithë këtë proces ka të bëjë me Ankaranë. Pas vendimit të Helsinkit dhe Stokholmit për të aplikuar për anëtarësim në NATO, dikur në maj të këtij viti – për shkak të luftës së nisur nga Rusia në Ukrainë – pritjet kanë qenë që procesi i anëtarësimit do të mund të përmbyllej me shpejtësi rekord, në mënyrë që të dyja vendet të mund të ishin anëtare në fund të verës apo në fillim të vjeshtës. Mirëpo presidenti turk, Recep Tayyip Erdogan ka pasur ide tjera. Ai miratoi më në fund ftesën e NATO-s për Finlandën dhe Suedisë – për t’iu bashkuar aleancës – në samitin e Madridit, në fund të qershorit, vetëm pas nënshkrimit të një memorandumi trepalësh me Helsinkin dhe Stokholmin. Ndërsa shumica e vendeve të NATO-s nxituan gjatë muajve të verës që të ratifikojnë protokollet për anëtarësim, Turqia nuk është shqetësuar shumë. Ajo ka pritur të shohë nëse Finlanda dhe Suedia kanë përmbushur zotimet që kanë bërë në memorandum. Fokusi kryesor ka qenë kryesisht në Suedi – vend me rreth 100.000 persona me origjinë kurde – e cila është përballur me një proces zgjedhor që e ka fituar krahut i të djathtës ekstreme. Qeveria e mëhershme suedeze ka qenë e shpejtë në përmbushjen e disa zotimeve. Tani mbetet të shihet se si do të veprojë qeveria e re…

SHARE