Si të mos ndihet lagështia e rrobave kur i thani në ambient të brendshëm?

Shmangni aromën e pakëndshme dhe shfaqjen e mykut

Në qoftë se nuk keni tarracë apo oborr, me siguri jeni të detyruara që t’i thani rrobat brenda në shtëpi.

Tharja e rrobave në shtëpi mund të bëjë një problem të madh, sepse për shkak të lagështisë me kalimin e kohës krijohet myku. Atëherë nuk ju mbetet gjë tjetër pos që të eliminoni mykun dhe të gëlqerosni muret, por që vërtet të shmangni punët aq të mëdha, ndiqni këto këshilla.

Ekspertët konstatojnë që është me rëndësi që dhoma të ketë ventilim të mirë, sepse nëse në ajër ka shumë lagështi, rrobat do të marrin një aromë myku, transmeton Telegrafi.

Ata kanë ndarë disa këshilla për mirëmbajtjen e aromës së freskët të rrobave kur thahen në hapësirë të mbyllur dhe këshilla e parë është që rrobat e lagështa t’i lani menjëherë.

Ekspertët theksojnë që për rrobat të cilat janë të lagështa para se t’i fusni në rrobalarëse, duhet të kujdeseni njësoj si edhe për rrobat e thara. Për shembull, kostumet e larjes, peshqirët dhe tutat të cilat një ditë më parë i keni bartur në mot me shi, duhet t’i lani menjëherë. Kjo do të pengojë aromën e lagështisë.

Një këshillë tjetër është të përdorni një dehumidifikues. Meqenëse ajrimi i dobët është një shkak i zakonshëm i rrobave me erë të keqe, duhet të përdorni një pajisje që do të largojë lagështinë e tepërt nga ajri, gjë që do ta bëjë shumë më të lehtë tharjen e rrobave dhe gjithashtu do të parandalojë në mënyrë efektive shfaqjen e mykut, sipas ekspertëve.

Për ata që nuk duan të blejnë këtë pajisje, ata thjesht mund të hapin dritaren për të përmirësuar ventilimin. Kjo do të sigurojë që avujt e ujit të mos mbeten në dhomë. /Telegrafi/

SHARE