1.5 litër qumësht
3 lugë gjelle uthull
1 lugë çaji kripë
Në një tenxhere në zjarr mesatar vendosni qumështin për të zierë.
E trazoni vazhdimisht dhe sapo të marrë valë do i shtoni uthullën.
Do të shikoni që qumështi do të prihet.
Vazhdoni ta përzieni vazhdimisht me lugë druri dhe pas 5 minutash e hiqni nga zjarri.
I shtoni kripën, masën kullojeni me napë dhe ngjesheni mirë me dorë. Ajo që ngelet në fund është djathi.
Ruajeni në frigorifer sa të forcohet disi dhe konsumojeni më pas.