BIE ÇMIMI I GAZIT NË EUROPË

Çmimet e gazit në Europë kanë rënë për herë të parë që nga qershori nën nivelin e 100 eurove për megavat-orë. Moti i butë vjeshtor dhe mbushja e depozitave pothuajse në kapacitet të plotë, duket kanë ndikuar në qetësimin e tregjeve. Teksa kontratat e ardhshme për nëntorin të Dutch Title Transfer Facility, qender kryesore tregtare në Europë, u mbyllën të hënën me €99.17 per megawatt-hour (MËh), trendi vazhdoi edhe një ditë më pas me cmimin e rënë në 95 euro. Edhe kuotimi i gazit vazhdon të mbetet tejet i lartë, lajmi ka sjellë një ndjesi lehtësimi për konsumatorët e përballur me një trysni të lartë financiare këto kohë. Çmimet me shumicë ndikojnë drejtpërdrejt në çmimin me pakicë që paguajnë familjet dhe kompanitë çdo muaj. Faturat përfundimtare përmbajnë gjithashtu kosto shtesë në lidhje me mirëmbajtjen e rrjetit, taksat dhe tarifat operative. Kapaciteti mesatar i depozitimit të BE-së është tani në 93%, që do të thotë se qeveritë nuk kanë nevojë të blejnë më aq shumë gaz rezervë sa c`bënë në muajt e mëparshëm. Në të njëjtën kohë, prodhimi industrial dhe konsumi i konsumatorit po kufizohen nga faturat e larta të energjisë, duke çuar në një rënie të kërkesës dhe si pasojë një rënie të çmimeve. Nuk është e qartë sesa do të zgjasë kjo rënie e cmimit të gazit. Zyrtarët e Bashkimit Europian druhen se se një dimër më i ftohtë se zakonisht do të nxisë kërkesën për energji elektrike dhe ngrohje, duke cuar çmimet në nivele të larta të paqëndrueshme e duke përkeqësuar recesionin ekonomik.

SHARE