Partia Social Demokratike e konsideron të nevojshëm dialogun ndërmjet opozitës dhe pushtetit për të ndërtuar një ambient demokratik zgjedhor, deklaroi zëdhënësi i kësaj parti Mirko Staniq.
Në Kuvendin e Malit të Zi, një seancë e Kolegjiumit, është iniciuar një proces që ka për qëllim përmirësimin e legjislacionit zgjedhor dhe lidhur me këtë Staniq ka thënë se është i domosdoshëm dialogu midis opozitës dhe pushtetit për ndërtimin e një mjedisi demokratik.
“Propozimet që në thelb ranë dakord Partia Demokratike e Socialistëve dhe Demokratët, janë mënyrë e pranueshme për të dalë nga bllokimi dhe pika fillestare për fillimin e dialogut”, tha Staniq.
Sipas tij, është veçanërisht e rëndësishme parimi i siguruar që të jetë numri i njëjtë i përfaqësuesve të opozitës dhe të qeverisë dhe që të ketë konsensus në vendimmarrje.
Siç theksoi ai, PSD, ashtu edhe si më parë, do të afirmojë kulturën e marrëveshjes dhe parimin evropian të konsensusit dhe në një përpjekje të re për t’u dhënë qytetarëve kushte më të mira për të shprehur vullnetin e lirë.