Mish dhe karota në salcë kremoze: Ushqim në tigan i gatshëm për 15 minuta

Sot ju sjellim një pjatë që përgatitet shpejt dhe që plotëson të gjitha standardet e një vakti të gatuar dhe të ngopshëm

Përbërësit:

– 600 g mish (gjoks pule),
– 600 g karota,
– 1 qepë,
– 2 thelpinj hudhre,
– rreth 700 ml supë ose ujë,
– fletë dafine,
– kripë,
– piper,
– fletë majdanozi,
– 2 – 3 lugë vaj ulliri (gjalpë ose vaj luledielli),
– 250 ml ajkë për zierje.

Përgatitja:

Mishin priteni në shirita të vegjël apo në kube të vogla.

Fërgoni në pak vaj, derisa të marrë ngjyrë të artë nga të dyja anët.

Hiqeni nga tigani.

Në po atë yndyrë zieni rreth 10 minuta.

Shtoni kremin e lëngshëm dhe më pas mishin. Erëzat – sipas shijes.

Shërbejeni me një anë orizi ose pure patatesh.

Ju bëftë mirë! – transmeton Telegrafi.

SHARE