GJUKANOVIQ NË PRISHTINË NË SAMITIN PËR BALLKANIN PERËNDIMOR

Presidenti i Malit të Zi, Millo Gjukanoviq, qëndroi në Prishtinë, ku me ftesë të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, ishte i ftuari kryesor në darkën e organizuar me rastin e takimit ndërkombëtar “Samiti për Ballkanin Perëndimor 2022 – ndërtimi i urave për paqe, prosperitet dhe solidaritet”, nën kujdesin e “The Economist” me qendër në Londër.

“Presidenti shfrytëzoi rastin për t’i njoftuar bashkëbiseduesit për momentin aktual malazez dhe për të paraqitur pikëpamjet e tij për zhvillimet në rajon, në kuadër të aspiratave të përbashkëta evropiane dhe euroatlantike, si dhe ngjarjet në nivel global,“ thuhet në njoftim. Ata thonë se në këtë takim prestigjioz ndërkombëtar, pjesëmarrësit do të ndajnë mendimet, vizionet dhe strategjitë e tyre në lidhje me zgjidhjen e krizës aktuale të shkaktuar nga agresioni i Federatës Ruse ndaj Ukrainës, si dhe domosdoshmërinë e integrimit më të shpejtë të vendeve të Ballkanit Perëndimor në BE. “Do të flasin edhe për planet për përmirësimin e rritjes ekonomike, stabilitetit dhe bashkëpunimit në Ballkanin Perëndimor”, thuhet në njoftimin për shtyp të Shërbimit Informativ të Presidentit të Malit të Zi.

SHARE