MONSTAT: QYTETARËT E MALIT TË ZI PAGUAN ENERGJINË MË TË SHTRENJTË NË RAJON NË GJYSMËN E PARË TË VITIT

Çmimi i energjisë elektrike për familjet në Mal të Zi në gjysmën e parë të këtij viti ishte mesatarisht 9,7 cent për kilovat orë (kWh) për diapazonin e konsumit vjetor nga pesë mijë deri në 15 mijë kWh, njoftoi Monstat. Sipas të dhënave të Eurostat-it, kilovatin më të shtrenjtë në rajon e kanë paguar qytetarët e Malit të Zi. Qytetarët e Shqipërisë paguajnë 9.4 cent për kWh, Maqedonisë së Veriut 9.3, Bosnje-Hercegovinës 8.3 dhe Serbisë 8 cent për kWh. Kilovati më i lirë nga vendet e rajonit e paguajnë banorët e Kosovës dhe është 6.5 cent. “Qëllimi i hulumtimit është matja e nivelit absolut të çmimeve gjashtëmujore për amvisëri dhe jo-amëvisëri. Përdoruesit përfundimtarë karakterizohen nga diapazoni të paracaktuar të konsumit vjetor”, shpjeguan statisticienët. Metodologjia për llogaritjen e çmimeve të energjisë elektrike është e përcaktuar me rregulloret evropiane.

SHARE