BLINKEN, “ULTIMATUM” SERBISË E KOSOVËS: “JO PËRSHKALLËZIM, ZGJIDHNI ÇËSHTJEN E TARGAVE”

Sa më shumë afrohet afati i 31 tetorit, aq më shumë shtohet shqetësimi i ndërkombëtarëve nga një përshkallëzim i ri i situatës në Kosovë. Së fundi, në cështjen e targave është përfshirë dhe vetë sekretari amerikan i shtetit, Anthony Blinken, i ka bërë thirrje Prishtinës dhe Beogradit që ta zgjidhin këtë ngërc në mënyrë paqësore. E përditshmja amerikane ‘The Pavlovic’, kujtoi se javën e kaluar i dërguari amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar dhe homologu i tij evropian, Miroslav Lajçak zhvilluan bisedime në Kosovë e Serbi, por pa rezultate konkrete. I pyetur lidhur me mesazhin e Sekretarit Blinken për Prishtinën dhe Beogradin, duke pasur parasysh se afati i 31 tetorit po afrohet me shpejtësi për ndërmjetësimin e marrëveshjes për targat, zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Ned Price, rikonfirmoi mbështetjen amerikane për bisedimet dypalëshe. “Mesazhi ynë për këtë ka qenë konsistent. Ne e mbështesim plotësisht dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, u shpreh Price. Ai nënvizoi se Blinken ka folur si me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, ashtu edhe me presidenti serb Aleksandar Vuçic e ka kërkuar nga të dy një angazhim të vazhdueshëm për të siguruar paqe dhe stabilitet. Kjo është arsyeja përse Zëvendës Ndihmës Sekretari i Shtetit Gabel Escobar, ishte në Prishtinë dhe Beograd për të mbështetur këtë proces. Siç e dini, edhe vetë Sekretari ka qenë thellësisht i angazhuar për këtë. Ai foli me presidentin serb Vuçic dhe kryeministrin e Kosovës Kurti në fillim të këtij muaji, më 11 tetor, besoj se ishte. Ai nënvizoi mbështetjen tonë për dialogun Kosovë-Serbi të lehtësuar nga BE-ja. dhe kërkoi angazhim të vazhdueshëm konstruktiv për të siguruar paqe e stabilitet në mbarë rajonin. Price shtoi se ekziston shpresa që marrëveshja mes Kosovës dhe Serbisë mund të arrihet vërtet, dhe kjo, brenda një periudhe jo më të papërcaktuar.

SHARE