Kuskus vegjetarian

Studiuesit nuk janë të sigurt a jetojnë më gjatë vegjetarianët, mirëpo rreth një teme nuk ka dilemë – është mirë kohë pas kohe të shmangni mishin

Përbërësit:

– 120 gr kuskus,
– 200 ml ujë,
– kripë,
– piper,
– 20 g gjalpë,
– 150 gr misër,
– 150 gr bizele,
– gjysmë qepe e kuqe,
– një spec i gjelbër,
– një spec i kuq,
– lëng nga gjysmë limoni.

Përgatitja:

Vendosni kuskusin në një enë të thellë. Hidhni ujë të vluar në të cilin keni hedhur kripë dhe piper.

Mbulojeni enën me kapak dhe pas disa minutave shtoni gjalpin dhe përzieni kuskusin me pirun që të bëhet i shkriftë.

Në ujë të njelmët zieni misrin dhe bizelen dhe kulloni mirë.

Pritni specin e kuq dhe specin e gjelbër, qepën e kuqe dhe shtojeni në kuskus, bashkë me misër dhe bizele.

Spërkateni me lëng gjysmë limoni dhe përzieni sallatën.

Shërbejeni të ftohtë.

Ju bëftë mirë, – transmeton Telegrafi.

SHARE