TË FUQIZOHET BARAZIA GJINORE DHE ELIMINIMI I DISKRIMINIMIT GJINOR

Është e nevojshme të forcohet barazia gjinore dhe të eliminohet diskriminimi gjinor, me integrimin e plotë të grave në procesin e vendimmarrjes, tha zëvendëskryeministrja dhe ministrja e Çështjeve Evropiane, Jovana Maroviq.Me ftesë të Presidentes së Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani Sadriu, Maroviq mori pjesë në forumin “Gratë, Paqja, Siguria” në Prishtinë. Maroviq theksoi se Mali i Zi është plotësisht i përkushtuar ndaj aktiviteteve reformuese në fushën e sundimit të ligjit dhe përmbushjes së standardeve të përkohshme në kapitujt 23 dhe 24. Siç tha ajo, në periudhën e ardhshme është e nevojshme të ndërmerren hapa konkretë dhe përmes sinergjisë së të gjitha degëve të qeverisjes dhe aktorëve në nivel shtetëror, të arrihet konsensusi dhe shumica e kualifikuar e nevojshme për çështjet kyçe të interesit kombëtar. Krahas forcimit të marrëdhënieve bilaterale përmes iniciativave të shumta, u tregua edhe gatishmëria për të ofruar mbështetje për Kosovën, e cila në fakt u apostrofua përmes shembullit të mbështetjes për anëtarësim në Këshillin e Evropës. Prandaj, Mali i Zi mbetet një partner i fuqishëm i Kosovës, u konkludua në takime.

SHARE