Deputetët e Kuvendit të Malit të Zi duhet të votojnë nesër për zgjedhjen e katër gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese të Malit të Zi. Komisioni Kushtetues propozoi që në këto pozita të zgjidhen Snezhana Armenko, Ilija Vukçeviq, Jadranka Novakoviq dhe Jelena Ruzhiçiq. Emërimi i anëtarëve të munguar të Gjykatës Kushtetuese është i një rëndësie vendimtare. Mandati i gjyqtarëve të Gjykatës Kushtetuese është 12 vjet.
“Pa institucione funksionale dhe të pavarura, asnjë vend nuk mund të përparojë në rrugën e tij drejt Bashkimit Evropian,” tha ambasadorja e BE-së në Mal të Zi, Oana Kristina Popa, pas një bisede me kryetaren e Kuvendit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq. “Sot diskutuam me ambasadorët e shteteve anëtare të Bashkimit Evropian dhe kryetaren e Parlamentit të Malit të Zi, Danijela Gjuroviq për prioritetet në rrugën drejt Bashkimit Evropian. Malit të Zi i duhen institucione funksionale dhe për të përmirësuar sundimin e ligj”, ka thënë Popa në një postim në profilin e saj në Twitter.