Në Prishtinë, drejtori i Organizatës Turistike Qazim Hoxhiq u mirëprit nga kryetari i Komunës së Prishtinës, Perparim Rama dhe bashkëpuntorët e tij. Takimi kishte për qëllim bashkëpunimin e përbashkët ndërmjet dy vendeve që tashmë kanë marrëdhënie të shkëlqyera në të gjitha sferat. Diskutuan për mundësitë më të ngushta për bashkëpunim të ndërsjelltë në fushën e promocionit dhe marketingut të vlerave dhe produkteve të territoreve të tyre, me synim të zhvillimit të turizmit. Po ashtu, janë shkëmbyer ide dh eksperienca që mund të zbatohen në nivel administrativ i cili mund të realizohet përmes një plani pune për aktivitetet turistike, kulturore, artit, muzikës dhe shumë të tjera, por edhe të ngritet bashkëpunimi sa i përket projekteve ndërkufitare. Një ndër aktivitetet konkrete që do të bëhet në Prishtinë është „Ditët e Ulqinit në Prishtinë“, që do të mbahet në sheshin Nënë Tereza, i cili do të ketë përkrahjen maksimale të kabinetit të kryetarit Rama por edhe sektorit të turizmit dhe ekonomisë së Kosovës. Ky aktivitet ka për synim edhe promovimin e ofertës turistike të qytetit pikërisht në prag të sezonit turistik veror për vitin 2023, i cili do të organizohet në bashkëpunim me Komunën e Ulqinit, institucionet përkatëse, shoqatat e hotelijerisë, plazheve, gastronomëve dhe të gjithë afaristëve. Një falenderim i veçantë drejtori Hoxhiq i bëri të gjithë qytetarëve të Kosovës që gjithmon si destinacionin e tyre për të kaluar pushimet zgjedhin Ulqinin dhe kjo tashmë u bë traditë ndërvite me radhe.