ESCOBAR SHKON NË BEOGRAD: PRES VAZHDIM DINAMIK TË DIALOGUT

I dërguari i Shteteve të Bashkuara për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, mbërriti këtë të enjte në Beograd ku tha se pret që dialogu midis Kosovës dhe Serbisë për normalizimin e marrëdhënieve, të vazhdojë “në mënyrë dinamike dhe konstruktive”. “Kjo është e rëndësishme si për qytetarët, ashtu edhe për paqen, stabilitetin dhe përparimin e përgjithshëm në rajon”, tha Escobar. Ai i bëri komentet pas takimit me presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiq. Ky i fundit nga ana tjetër, tha se ka mbajtur “bisedime të rëndësishme” me diplomatin e lartë amerikan, “për të gjitha zhvillimet aktuale” dhe për çështjet e hapura” në dialogun midis Beogradit dhe Prishtinës. Presidenti serb shtoi se ka këmbëngulur në “zbatimin e plotë të marrëveshjeve të arritura deri më tani”, si dhe të së drejtës ndërkombëtare. Escobar po qëndron në kryeqytetin serb një ditë pas vizitës në Kosovë.

SHARE