KEMZ BLENË AKSIONE ME VLERË PREJ 51.66 MILIONË EURO

Korporata Energjetike e Malit të Zi, bleu sot në Montenegroberzë  13.05 milionë aksione të energjisë nga kompania italiane A2A, me vlerë prej 51.66 milion euro, raporton agjencia Mina-biznes.

Bëhet fjalë për 9.95% të aksioneve, me të cilat shteti dhe Korporata Energjetike e Malit të Zi,  tani kontrollojnë 80.1% të aksioneve të kësaj kompanie energjetike.

Sipas agjencisë Mina-biznes, ndërmjetësuese në transaksionet e blerësit, domethënë Korporata Energjetike është Hipotekarna banka, kurse nga  ana e shitësit gjegjësisht A2A, Erste Banka.

Aksionarët e Korporates Energjetike të Malit të Zi,  i miratuan në seancën e Kuvendit më 20 gusht kësaj kompani , të blejë 13.05 milionë aksione të veta nga aksionarët, kompanisë italiane A2A, për një çmim prej 3.96 euro për aksion.

SHARE