ABAZOVIQ INICIOI SHKARKIMIN E KONJEVIQIT DHE KRIVOKAPIQIT

Kryeministri i Malit të Zi në mandatin teknik Dritan Abazoviq ka paraqitur propozimin në Kuvend që zëvendëskryeministri dhe ministri i Mbrojtjes Rashko Konjeviq dhe ministri i Punëve të Jashtme Ranko Krivokapiq të shkarkohen nga pozitat e tyre dhe kërkoi shqyrtimin urgjent të tij. Abazoviq ka thënë se që nga votimi i mosbesimit të Qeverisë më 19 gusht, veprimet publike të Konjeviqit dhe Krivokapiqit vazhdimisht kanë devijuar nga qëndrimet zyrtare të Qeverisë. “Ndërsa drejtimi i tyre në departamentet e mbrojtjes dhe të punëve të jashtme e pengoi shumë punën e Qeverisë së 43-të deri në zgjedhjen e një Qeverie të re”, thuhet në shpjegim. Abazoviq përkujtoi se Kushtetuta parasheh që Kuvendi zgjedh dhe shkarkon Presidentin dhe anëtarët e Qeverisë.

SHARE