BE KËRCËNON SERBINË ME PEZULLIM TË LIBERALIZIMIT TË VIZAVE

Komisionerja e për Punë të Brendshme e bllokut evropian, Ylva Johanson, tha se nuk përjashtohet mundësia që Bashkimi Evropian të pezullojë liberalizimin e vizave për Serbinë. Kjo për shkak të rritjes së madhe të numrit të emigrantëve që shkojnë në BE përmes Serbisë. “Shpresoj se Serbia dhe partnerët e tjerë nga Ballkani Perëndimor do të bashkëpunojnë me ne dhe do të përshtatin regjimin e tyre të vizave me atë të BE-së. Por, në këtë moment kjo nuk është diçka që mund të përjashtohet”, tha komisionarja. Ajo nënvizoi në veçanti faktin se qytetarët nga Kuba Burundi, India dhe vendet tjera vijnë në numër më të madh në BE përmes Ballkanit, dhe shtoi se me këtë çështje duhet të merren të gjithë.

SHARE