Mali i Zi është një partner i besueshëm ndërkombëtar në luftën kundër krimit


Kryeministri i Malit të Zi në mandatin e tij teknik, Dritan Abazoviq, përshëndeti “aksionin e madh ndërkombëtar për të shtypur kontrabandën e kokainës, në realizimin e të cilit mori pjesë edhe ANB-ja jonë”. Në një postim në profilin e tij në Twitter, ai thekson se këto aktivitete rrisin besueshmërinë e shërbimit dhe tregojnë se Mali i Zi dhe sektori i sigurisë është një partner ndërkombëtar i besueshëm në luftën kundër krimit transnacional. 

SHARE