DAKIQ NË TAKIMIN E INICIATIVËS “DECI” NË TIRANË

Nga Ministria e Mbrojtjes së Malit të Zi, kumtuan se Dakiq po merr pjesë në Konferencën e 7-të të Shefit të Shtabit të Vendeve të Iniciativës së Bashkëpunimit të Mbrojtjes(DECI) në Tiranë. Gjatë konferencës së këtij viti, u shqyrtuan çështjet e bashkëpunimit nëpërmjet  konceptit të NATO-s të kombit udhëheqës (FNC, Koncepti Kombëtar i Kornizës) nën udhëheqjen e Italisë, si dhe modelet e bashkëpunimit në kuadër të politikës së përbashkët të sigurisë dhe mbrojtjes të BE-së.

“Një konsideratë e veçantë i kushtohet situatës aktuale në rajon, sfidave dhe kërcënimeve me të cilat ballafaqohen vendet e rajonit, si dhe modelet e reagimeve të përbashkëta”, thuhet në deklaratë.

Nga kjo Ministri shtuan se Dakiq i njoftoi  kolegët me planet për angazhimin e Malit të Zi në kuadër të projekteve të ofruara përmes Iniciativës DECI, me synimin që Mali i Zi, ti bashkohet grupit të vendeve  në kuadër të FNC, si dhe mbi planet për kontributin në Korpusin e NATO-s për përgjigje të shpejtë, me seli në Itali (NRDC-ITA).

Dakiq tha se iniciativa e DECI është një platformë e shkëlqyeshme për forcimin e bashkëpunimit rajonal dhe shtoi se, anëtarësimi i plotë në BE, integrimi i plotë në NATO dhe siguria dhe stabiliteti rajonal, janë  qëllimet më të rëndësishme të politikës së jashtme të Malit  të Zi.

Iniciativa “Daci” ekziston nga viti 2012, dhe anëtare të saj përpos Malit të Zi janë edhe Shqipëria, Austria, Kroracia, Italia, Hungaria dhe Sllovenia.

SHARE