Ministria e Shëndetësisë së MZ, planifikon t’u ofrojë pacientëve shërbime moderne fizikale në çdo Shtëpi Shëndetësore në Mal të Zi, deklaroi Ministri i Shëndetësisë së MZ, Kenan Hrapoviq, gjatë hapjes së shtëpisë së shëndetit dhe hapësirës për terapi fizikale në Nikshiq.
“Banorët e Nikshiqit kanë mundësi që në qytetin e tyre të fitojnë shërbimet më të përditësuara fizikale, ndërsa Shtëpia e Shëndetit vazhdon me përmirësimin e standardeve dhe vazhdimin e kujdesit shëndetësor për pacientët e komunave fqinje të Pluzhinës dhe Shavnikut”, tha Hrapoviq.
Ai kujtoi se deri më tani shërbimet e terapisë fizikale , fizioterapistët e Nikshiqit u kanë ofruar vetëm fëmijëve me nevoja të veçanta, dhe njësisë fizikale të Spitalit të Përgjithshëm.
Sipas tij, zhvillimi i një modeli të qëndrueshëm të shërbimit të terapisë fizikale në nivelin primar do të kontribuojë në ngritjen e cilësisë së jetës së qytetarëve dhe parandalimin e ndërlikimeve që mund të lindin si pasojë e sëmundjes, si dhe deformimeve funksionale të Kryqit te fëmijët dhe të rinjtë.