Nga 100 euro shtesë do të marrin pensionistët e Kosovës me vendim të qeverisë. Ndihma për ta vjen në kuadër të paketës së masave që synon përballjen me inflacionin. Për këtë qëllim, ekzekutivi në Prishtinë ka parashikuar të ndajë nga buxheti i shtetit një shumë totale prej mbi 28 milionë eurosh. Kosova ka rreth 143 mijë pensionistë që marrin pensionet bazike të moshës, nga 100 euro në muaj, dhe rreth 50 mijë pensionistë që konsiderohen si kontribut-pagues të moshës. Këta të fundit ndahen në katër kategori dhe marrin nga 182 deri në 265 euro në muaj, në varësi të nivelit të tyre të arsimimit. Në kuadër të paketës për përballje me inflacionin, që kap shumën 150 milionë eurosh, muajin e kaluar janë mbështetur me dyfishim të vlerës se asistencës sociale familjet që e përfitojnë këtë ndihmë. Duke nisur nga muaji nëntor, shumën e 100 eurove do ta marrin edhe edhe studentët.