EKONOMIA GLOBALE NË RREZIK NGA RECENSIONI

Fondi Monetar Ndërkombëtar në raportin e fundit të pasqyrës globale thekson se ekziston një rrezik në rritje, që ekonomia globale të bjerë në recesion vitin e ardhshëm pasi familjet dhe bizneset po përballen me vështirësi në shumicën e vendeve. Fondi parashikoi se, çmimet më të larta të energjisë dhe ushqimeve pas pushtimit rus të Ukrainës do të ulin rritjen ekonomike botërore nga 3.2% në 2022, në 2.7 % në vitin në vijim. Parashikimi i rritjes ekonomike globale për vitin 2023 është më i ulëti që ka publikuar FMN që nga viti 2001. Ekonomistët e fondit gjykuan se ka 25 % shanse që ekonomia botërore të performonte më keq se parashikimi i saj bazë, pra që rritja të binte nën 2 %. Inflacioni në ekonomitë e zhvilluara do të arrijë në 7.2 % këtë vit dhe 4.4 % vitin e ardhshëm. Ndërsa për ekonomitë në zhvillim fondi,parashikon se rritja e çmimeve të konsumit do të arrijë kulmin në gati 10 % këtë vit përpara se të zbutet në 8.1 % në 2023.

SHARE