EVROPA NË TERR KËTË DIMËR

Vendet anëtare të BE po hartojnë me nxitim planin për kursimin e energjisë elektrike për shkak të frikës nga mungesat e saj këtë dimër. Rezervat e gazit në BE aktualisht janë 71 për qind, rreth 9 për qind më pak sesa objektivi i vendosur nga BE-ja në fillim të kësaj vere. Vendet anëtare janë zotuar të reduktojnë kërkesat e tyre për gaz me 15 për qind deri në mars, si pjesë e masave parandaluese. Por, planet nuk janë të njëjta në të gjitha vendet e bllokut. Nga mesi i korrikut, Franca zbuloi planin e “energjisë së pastër”. Shumica e masave janë ende në fazën e draftit dhe pritet të prezantohen në fund të tetorit. Autoritetet synojnë ti ndalojnë dyqaneve të mbajnë hapur dyert kur përdoren pajisjet e ngrohjes dhe ajrit të kondicionuar. Do të ndalohen reklamat me ndricim gjatë natës. Parisi pritet të reduktojë konsumin e energjisë për 10 për qind në krahasim me 2019. Spanja ka prezantuar qëndrimin më radikal në BE. Tashmë ajo ka nxjerrë një dekret që detyron kompanitë të vendosin kondicionerin në 27 gradë Celsius gjatë verës dhe ngrohjen në 19 gradë gjatë dimrit. Qeveria urdhëroi dyqanet të instalojnë brava automatike për të parandaluar që dyert të mbeten të hapura derisa ngrohja është e ndezur, dhe gjithashtu për t’i mbajtur pa ndriçim vitrinat e dyqaneve nga ora 22:00. Gjermania është më varura nga gazi rus dhe një nga përkrahësit më të zëshëm të kursimeve. Megjithatë, akoma nuk ka ndonjë plan detyrues për ta reduktuar konsumin e energjisë. Në fund të korrikut, u dhanë një sërë rekomandimesh, disa prej të cilave do të jenë ligjërisht të obligueshme.

SHARE