RADULLOVIQ: MERRNI FATURËN SI DËSHMI SE PELETI ËSHTË PAGUAR MË SHTRENJTË

Blerësi i peletit është i obliguar ta marrë faturën në mënyrë që inspektimi i tregut të konstatojë se është blerë apo shitur me çmim më të lartë se ai i paraparë, ka bërë të ditur kryeinspektorja e tregut Marina Radulloviq në emisionin “Mirëmëngjesi Mali i Zi”. Ajo tha se ende nuk ka ndodhur që dikush të ketë ardhur me prova konkrete se peleti është shitur më shumë se 269, gjegjësisht 320 euro. Radulloviq shtoi se ata i kontrolluan të gjithë prodhuesit e peletit sipas planit dhe se shumica e tyre janë në veri. “Prodhuesit përfshijnë në çmim koston e transportit dhe shkarkimit të peletit. Është e detyrueshme që blerësi ta marrë faturën, në mënyrë që të konstatojmë se diçka është shitur me çmim më të lartë se 320 euro”, tha Radulloviq. Ekipi i TVMZ kontrolloi çmimet tek prodhuesin dhe ato ishin më të larta se ato të përcaktuara – 269 euro për shitje me shumicë, 320 euro për pakicë. Radulloviq u bëri thirrje qytetarëve që të bashkëpunojnë, që së bashku të arrijnë qëllimin e dëshiruar – mbrojtjen e konsumatorit.

SHARE