PANAIRI I PUNËS JAVËN E ARDHSHME

Në datat 13 dhe 14 tetor, kryeqyteti do të organizojë panairin e dytë të punësimit të quajtur „Po kërkoni punë?“ Puna po ju kërkon! Panairi do të mbahet nga ora 12:00 deri në 20:00 në hollin e qendrës tregtare Big Fashion. Nga Kryeqyteti thanë se vazhdojnë të ofrojnë përgjigje sistematike ndaj një prej problemeve më të mëdha të ditëve të sotme – papunësisë dhe se organizojnë panairin duke vlerësuar situatën aktuale socio-ekonomike dhe rritjen e numrit të të papunëve. “Ne jemi të bindur se panairi i punësimit do të jetë një mundësi e shkëlqyer për të interesuarit që të prezantojnë njohuritë dhe kualifikimet e tyre që i bëjnë konkurrues në tregun e punës, por edhe të shprehin interesin e tyre për pozicionet e ofruara, qofshin ato praktikë pune, punë sezonale, trajnim profesionaë ose fillimi i një marrëdhënie të re pune me afat të pacaktuar”, thuhet në njoftim. Kryeqyteti i ftoi të gjithë bashkëqytetarët që t’i vizitojnë, pasi mundësia për punësim mund t’i presë pikërisht në panairin ku do të prezantohen më shumë se 30 kompani.

SHARE