ABAZOVIQ SHKARKON KONJEVIQIN NGA POSTI I SHEFIT TË KOORDINATORIT TË SHËRBIMEVE TË SIGURISË

Kryeministri i Malit të Zi, në madantin teknik, Dritan Abazoviq shkarkoi ministrin e Mbrojtjes Rashko Konjeviq nga posti i shefit të koordinatorit të shërbimeve të sigurisë. Abazoviq u tha gazetarëve pas seancës së Këshillit të Sigurisë Kombëtare se Konjeviq ka caktuar seancën e Byrosë për Koordinim Operacional për të premten, dhjetë ditë para zgjedhjeve. Sipas Abazoviqit, Konjeviq mbetet anëtar i Byrosë, sepse është ministër në mandat teknik. Ai ka thënë se i vjen mirë që po flitet për kontrabandë cigaresh, sepse “qëllimi i tyre ka qenë të flasin për kontratën themelore”.

SHARE