DUKAJ: PËRDORUESVE TË PROGRAMIT TË TRAJNIMIT PROFESIONAL DO T’U PAGUHET TARIFA PËR TË DY MUAJT NË TË NJËJTËN KOHË

Ministri i Administratës Publike Marash Dukaj njoftoi se përfituesit e Programit të Trajnimit Profesional do t’u paguhen tarifat për të dy muajt në të njëjtën kohë. Drejtoria e Burimeve Njerëzore ka nisur tashmë futjen e të dhënave për kompensimin e muajit gusht dhe shtator, me korrigjim kompensimi. “Pas konsultimeve me Ministrinë e Financave, po informojmë përdoruesit e Programit të Trajnimit Profesional se tarifat për të dy muajt do të paguhen njëkohësisht. Ministria e Administratës Publike vijon me rikuperimin e suksesshëm të shërbimit”, ka thënë Dukaj në Twitter.

SHARE