GJELOSHAJ: KUVENDI I MALIT TË ZI APROVON EDHE 5.6 MILION EURO PËR MALËSI

Kryetari i Komunës së Tuzit, Nik Gjeloshaj, mbas miratimit të ribalcimit të buxhetit të shtetit, njoftoi se Kuvendi i Malit të Zi aprovoi edhe 5,6 milon € për Malësi. “U aprovua rebalansi i Buxhetit, mes tjerash u aprovuan 5,6 milion euro për projektin e lumit Urela, nga Ubla e Mileshit deri në Krevenic,” shkruan Gjeloshaj. Siç thekson Gjeloshaj, risi është se projekti i kalohet komunës së Tuzit në procesim dhe menjëherë do të pregadisin krejt procedurat që të shpallin prokurimin publik. “Propozimi erdhi nga drejtori për Investime Kapitale, Esmin Beqaj, që tregon se kur jemi në institucione, punohet dhe mund të zhvillohemi,” shkruan Gjeloshaj.

SHARE