BERISHAJ FITOI MEDALJEN E BRONZTË NË KAMPIONATIN EVROPIAN NË TIRANË

Anëtarja e klubit të Taekwondo-së “Besa”, Angjela Berishaj, fitoi medaljen e bronztë në Kampionatin Evropian për të rinj seniorë në Tiranë. Nënkampionia juniore ishte e lirë në fillim të garës në kategorinë deri në 67 kilogramë, në raundin e dytë mposhti gjermanen Julika Cimerling, ndërsa në të tretin përfaqësuesen e Bosnjës dhe Hercegovinës, Zorana Sandiq. Në gjysmëfinale anëtarja e Besës humbi nga kroateja Arijana Oreç. “Si trajner i saj jam i kënaqur me medaljen e fituar, sidomos që e ka fituar në konkurrencë të fortë dhe përballë garuesve shumë më të mëdhenj se ajo. Ajo është vetëm 16 vjeç dhe ka performuar në garë deri në moshën 21 vjeçare. Ecim përpara, na presin prova të reja – performanca në turneun G2 Albania Open dhe më 6 tetor Europiani i të rinjve në kategoritë olimpike”, tha trajneri i klubit “Besa” Nikollë Gegaj. Kampionati Europian në Tiranë mblodhi 430 garues nga 36 shtete.

SHARE