NË DITËT NË VIJIM PAGAT PËR PRAKTIKANTËT, AKCIZA MË E ULËT PËR KARBURANTET

Kompensimi i pagave të praktikantëve do të paguhet më së voni deri në fund të javës së ardhshme, ka paralajmëruar ministri i Administratës Publike Marash Dukaj në seancën e Qeverisë. Dukaj po ashtu ka bërë të ditur se sistemet informative janë duke u rikthyer gradualisht pas sulmeve të hakerëve: “Shpresoj që në fund të javës së ardhshme të kemi të gjitha sistemet në funksion”. Me propozim të ministrit të Financave, Aleksandar Damjanoviq, u miratua propozimi që akciza të ulta për karburantet do të mbetet në fuqi deri më 1 nëntor. Të rikujtojmë se prej më shumë se katër muajsh shteti ka hequr dorë nga një pjesë e të ardhurave nga akciza për karburantet, për këtë arsye të ardhurat në atë bazë janë dukshëm më të ulëta se sa ishte planifikuar. Ministri i Punëve të Jashtme, Ranko Krivokapiq, tha se Mali i Zi është kampion në inflacionin dhe rritjen e çmimeve të ushqimeve: “Nga Evropa tani kemi inflacionin më të lartë në Evropë dhe rritjen më të lartë të çmimeve të ushqimeve”.  Kjo, siç thotë ai, është një diagnozë që duhet trajtuar ndërrepartamentalisht. Kryeministri Dritan Abazoviq rikujton se shteti në mënyrë të vazhdueshme i ka shtrirë dorën qytetarëve, siç është ulja e akcizës për karburantet. Ai po ashtu thekson se Mali i Zi nuk ka rritur çmimin e produkteve energjetike: “Bëmë gjithçka për të lehtësuar situatën e krizës për qytetarët, e cila nuk është vetëm në vendin tonë”. “Gjendja e financave publike në Mal të Zi nuk është pasojë e kësaj qeverie, as e fundit, as para fundit. Është një vazhdimësi shumë dekadash”, tha kryeministri.

SHARE