DISA PERSONA U ARRESTUAN NË PODGORICË TË DYSHUAR SE PUNONIN PËR SHËRBIMIN E INTELIGJENCËS RUSE

Disa shtetas malazezë janë arrestuar mëngjesin e sotëm në Podgoricë nën dyshimin se punonin për shërbimin inteligjent rus, mëson “Vijesti” nga disa burime.Sipas informacioneve të “Vijesti”, aksioni është udhëhequr nga Agjencia e Sigurisë Kombëtare (ANB), në juridiksionin e së cilës është kjo vepër penale, dhe është kryer me urdhër të Prokurorisë Speciale të Shtetit. Sipas një burimi, një nga personat e arrestuar, sipas të dhënave të ANB, ka punuar për shërbimin rus për më shumë se një dekadë dhe është pjesë e një grupi më të gjerë, anëtarët e të cilit njihen nga ANB.Dyshohet se bëhet fjalë për një punonjës të administratës shtetërore.Të njëjtat burime thonë se aksioni i sotëm është vetëm fillimi i aktiviteteve për zbulimin e bashkëpunëtorëve të shërbimeve të huaja inteligjente.ANB nuk u përgjigj nëse është e vërtetë se disa persona janë arrestuar nën dyshimin për spiunazh.

SHARE