PUTIN SHPALL NESËR ANEKSIMIN E 4 RAJONEVE UKRAINASE

Me një ceremoni publike, Vladimir Putin shpall nesër aneksimin zyrtar të katër rajoneve ukrainase: Luhanskut e Donjeckut në lindje, e Zapozhias dhe Khersonit në jug. Referendumet pesë ditore, sipas zyrtarëve rusë, kanë siguruar mbështetjen thuajse totale të popullatës atje për bashkimin me Rusinë. Në sheshin e kuq të Moskës, podium po bëhet gati për fjalimin kyc që Putin planifikon të mbajë me këtë rast. Madje billboardet e vendosura atje që tani i përshkruajnet katër rajonet në fjalë si pjesë të Rusisë; e gjithë kjo është një reminishencë e aneksimit të Krimesë në 2014-tën, që pasoi edhe atje një referendum të sajuar, e një fjalim triumfues të presidentit rus. Perëndimi i sheh si farsë referendumet e Moskës, për të cilat nuk ka pasur asnjë monitorim të pavarur, ndërsa plot dëshmitarë thonë se zyrtarët lokalë zgjedhore kanë shkuar derë më derë të shoqëruar nga ushtarë të armatosur. Shtetet e Bashkuara po përgatiten t`i vendosin Moskës sanksione të ashpra për këto votime, rezultatet e të cilave pretendohet se kanë qenë të paracaktuara, ndërsa vendet e BE-së po diskutojnë një raund të tetë masash. Masa të rrepta shtesë do të merren sa më shpejt që të jetë e mundur, në koordinim me partnerët tanë. BE-ja edhe një herë i dënon me forcë planet e paligjshme për aneksimin e këtyre rajoneve, që janë pjesë e Ukrainës.

SHARE