DAMJANOVIQ: DO TË BËJMË GJITHÇKA QË PAGAT DHE PENSIONET TË JENË TË RREGULLTA

Kuvendi i Malit të Zi në një seancë të jashtëzakonshme është duke diskutuar për ribalancimin e buxhetit për këtë vit dhe propozimin për huamarrje. Ministri i Financave Aleksandar Damjanoviq tha se pret që Kuvendi të miratojë ribalancimin e buxhetit. Ai po ashtu tha se pavarësisht vendimit të Kuvendit, do të bëjë gjithçka që pagat, pensionet dhe përfitimet sociale të paguhen rregullisht. Qeveria u detyrua të propozojë ribalancim të buxhetit të këtij viti për të përfunduar vitin dhe për të shmangur falimentimin, tha ministri Damjanoviq. Kryetari dhe deputeti i Forcës Genci Nimanbegu tha se do të votojë për ribalancimin e buxhetit për shkak të përgjegjësisë ndaj pensionistëve, arsimit dhe punonjësve, por theksoi se nuk është dakord me disa pjesë të ribalancimit. Ai tha se ka shumë ligje që nuk janë bazuar në planifikim real financiar. “Kemi përshtypjen se qytetarët mund të besojnë se mund të japin 100-500 euro nga buxheti sepse po i kërkojnë, për t’u dhënë para duhet të fitojmë para dhe këtë nuk mund ta bëjmë me borxh, por përmes rritjes ekonomike”, tha Nimanbegu. Ai tha se e ka votuar buxhetin për vitin 2022 për shkak të disa investimeve që nuk janë në ribalancim. Deputeti i SDP-së, Adnan Strikoviq tha se ai që propozoi buxhetin duhet të jetë përgjegjës për gjendjen e financave publike sot, por edhe ata që votuan për buxhetin. Deputeti i SD-së, Damir Shehoviq, tha se problemi është se propozimi për ribalancimin e buxhetit vjen nga Qeveria e rrëzuar, e cila është në mandat teknik dhe e cila sipas natyrës së gjërave duhet të ruajë vetëm sistemin. Ai ka thënë se është planifikuar një borxh prej 350 milionë euro dhe për një muaj e gjysmë duhet të propozohet buxheti për vitin e ardhshëm. Deputeti i Partisë Boshnjake Amer Smailoviq tha se ribalancimi është një veprim i pritur nga Qeveria. Milosh Konatar nga LQ URA, tha se qëndrimi ndaj ribalancimit duhet të tregojë qëndrimin ndaj pagave dhe pensioneve, pagesa që shteti duhet t’i shërbejë. Ai vlerësoi se ky ribalanc është i natyrshëm. Deputeti i PSP-së, Dragan Ivanoviq, tha se partia e tij do ta mbështesë propozimin për ribalancimin e buxhetit për shkak të interesave të qytetarëve.

SHARE