Ish përdorueset e kompensimeve të nënave me tre ose më shumë fëmijë organizuan sot protestë para Parlamentit të Malit të Zi. Përfaqësuesja e nënave, Zhelka Savkoviq, më parë kishte ftuar më të gjithë qytetarët që tu bashkëngjitën në protestë.
“Kërkesa prej 18 muajsh duke luftuar për të drejtat e nënave për heqjen e kompensimeve të tyre në mënyrë jo kushtetuese vuri në pah paaftësinë e pushtetit për të mbrojtur popullsinë më të prekshme tha Savkoviq.
Ajo vuri në dukje agresionin e tyre, mbi nënat të cilat pa fajin e tyre, vetëm duke respektuar ligjin që u është mundësuar nga votat e shumicës në Parlamentin e Malit të Zi, si të pozitës ashtu edhe të opozitës, më në fund ndjenë se si duket të mbahen në duart e tyre vetëm katër kartëmonedha një nga 100 euro, kurse tjetra nga 50 euro dhe dy nga 20 euro.
Ata sulmuan mbi pensionistet dhe nënat që kishin ndërprerë punësimin e tyre (70 për qind) të cilat në duart e tyre morën shtatë kartëmonedha: tri nga 100 euro, tri nga 10 euro dhe një nga pesë euro. Të Të krahasohen ato tani me minimumin e tyre prej 15 kartëmonedhave nga 100 euro të cilat deputetët çdo muaj i vënë në xhepat e tyre “, deklaroi Zhelka Savkoviq, në emër të nënave.