Qendra Klinike e Malit të Zi (QKMZ) regjistron një numër të shtuar të sëmundjeve të zemrës. Përveç kushteve të motit dhe një stili jetese jo të shëndetshëm, koronavirusi është fajtori kryesor për 50 për qind më shumë sulme në zemër, thonë mjekët. Viroologu Milanko Shekler thotë se këtë e vërtetojnë studimet që janë bërë që nga fillimi i pandemisë. Ndaj, siç thotë ai, gjëja më e rëndësishme është pushimi pas Covid dhe një kontroll tek kardiologu. Ndryshe, në vendin tonë janë regjistruar edhe 169 persona të tjerë të infektuar me koronavirus.