RUSIA SHPALL FITOREN PËR REFERENDUMET

Kremlini shpalli fitoren në rajonet pjesërisht të pushtuara të Ukrainës, ku sipas zyrtarëve të instaluar nga Moska, shumica e zgjedhësve kanë votuar për bashkimin me Rusinë. Rezultatet e para të referendumeve të rreme të Rusisë treguan se cili ishte trendi, e më vonë, ky pretendim u përforëcua në mesin e lajmeve se njerëzit ishin cuar drejt qendrave të votimit nën kërcënimin e armëve. Shtetet e Bashkuara njoftuan se po planifikojnë të paraqesin një rezolutë në OKB-së kundër të gjithë kësaj farse. “Shtetet e Bashkuara nuk do ta njohin kurrë asnjë përpjekje territoriale të Rusisë për të marrë apo aneksuar pjesë të Ukrainës. Referendumet e rreme ruse, nëse pranohen, do të hapin ‘Kutinë e Pandorës’ të cilën ne nuk mund ta mbyllim. Nëse Rusia zgjedh t`i shmanget përgjegjësisë së saj këtu në Këshill dhe përdor veton, do t`i drejtohemi Asamblesë së Përgjithshme të OKB-së për t`i dërguar Moskës një mesazh të pagabueshëm.” “Ne dhe shumë vende të tjera kemi qenë tejet të qartë për këtë cështje: Ukraina ka të drejtën të mbrojë të gjithë territorin e saj, përfshirë dhe atë që i është marrë në rrugë të paligjshme nga Rusia në një mënyrë apo një tjetër.” Po kaq i qartë, ishte edhe mesazhi i shefit të NATO-s, Jens Stoltenberg. “Këto referendume të rreme, retorika nukleare, e kombinuar dhe mobilizimin e forcave të armatosura: të gjithë këto përbëjnë një përshkallëzim të fortë të konfliktit, dhe ne do ta marrim seriozisht.”

SHARE