RRITEN ÇMIMET PËR NGROHJE / NË KOSOVË, QYTETARËT KËRKOJNË ALTERNATIVA PËR DIMRIN E FTOHTË

Vetëm shtatë për qind e qytetarëve të Prishtinës gjatë stinës së dimrit, burim të ngrohjes kanë “Termokosin”. Në mungesë të sistemit të energjisë termike, banorët janë kthyer tek energjia elektrike, si burim për ngrohje. Këtë dimër, kriza energjetike mund të sjellë edhe mungesë, kështu një pjesë e qytetarëve kanë filluar të gjejnë alternativa të tjera. Disa të tjerë, thonë që do të presin e të shohin se çfarë do të ndodhë. Ndonëse alternativë mbetet ngrohja me dru, tashmë edhe çmimi i metrit ka arritur në 80 euro. Agjencia e Statistikave të Kosovës ka regjistruar rritjen, krahasuar me vitin e kaluar për 48.6%. Përpos drurit, edhe peletit, si alternativë tjetër e ngrohjes gjatë dimrit i është rritur çmimi. Nga 200 euro sa blihej një ton vitin e kaluar, tashmë çmimi ka arritur në 450 euro. Peleti është edhe në mungesë në Kosovë, kjo ka bërë që qeveria me vendim të ndalojë edhe eksportin për peletin, por dhe dhe lëndët djegëse me bazë druri. Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli ka ftuar qytetarët të kursejnë deri në një vendim tjetër të ekzekutivit.

SHARE