ZV/KRYEMINISTRJA E SHQIPËRISË SENIDA MESI VIZITË ZYRTARE NË MAL TË ZI

Zv/Kryeministrja e Shqipërisë Senida Mesi ka zhvilluar, sot një vizite zyrtare në Mal te Zi ku është takuar me homologun e saj malazez Millutin Simoviq dhe Ministren për Administratën Publike në Qeverinë e Malit të Zi, Suzana Pribilloviq.

Siç kumtohet, bashkëpunimi rajonal, si dhe sfidat e përbashkëta të të dy vendeve në rrugëtimin evropian, ishin fokus i bisedës gjatë takimit të Mesit me Ministren malazeze Pribilloviq. Sipas ministres malazeze Pribilloviq, Qeveria  e Malit të Zi, është e vendosur të vazhdojë të ndërtojë administratë publike moderne dhe efikase, e cila do të forcojë Administratën publike.

Ajo sot, pas bisedimeve me Zëvendëskryeministren e Qeverisë Shqiptare, Senida Mesi tha se për Malin e Zi, janë të dobishme përvojat pozitive të Shqipërinë.

Pribilloviq tha se ajo dhe Mesi diskutuan mbi riorganizimin aktual të administratës shtetërore përmes miratimit të Ligjit të ri për Administratën Shtetërore dhe Ligjit për Administrimin Elektronik dhe  tha se ata ranë dakord për bashkëpunim më intensiv në disa fusha.

Ndërsa zëvendëskryeministrja e Qeverisë së Shqipërisë, Senida Mesi, deklaroi se Qeveria malazeze dhe ajo shqiptare duhet të përshpejtojnë masat konkrete që synojnë zhvillimin e mëtejshëm ekonomik dhe lehtësimin e procedurave doganore, të cilat ende nuk janë zgjidhur ashtu siç duhet.

SHARE