NGA MESNATA, EUROSUPER 98 DHE EURODIZELI DO TË KUSHTOJË MË LIRË

Eurosuper 98 nga mesnata do të lirohet për një cent, Eurodizeli 8 cent dhe nafta për ngrohje 7 cent, njoftoi Ministria e Investimeve Kapitale. Çmimi i Eurosuper 98 do të jetë 1.3 euro në dy javët e ardhshme, ndërsa çmimi i Eurosuper 95 do të mbetet i pandryshuar 1.26 euro. Në dy javët e ardhshme një litër Eurodizel do të kushtojë 1.48 euro, ndërsa nafta për ngrohje do të kushtojë 1.68 euro. Ndryshimet e fundit në çmimet e karburanteve ishin më 13 shtator, kur të gjitha llojet e karburanteve u liruan nga dy deri në nëntë cent. Sipas përcaktimeve të Rregullores për mënyrën e përcaktimit të çmimeve maksimale me pakicë të derivateve të naftës, llogaritja e radhës duhet të bëhet më 10 tetor, ndërsa çdo vlerë e ndryshuar e derivateve të naftës do të jetë e vlefshme nga 11 tetori.

SHARE