Komisioni Parlamentar Ligjvënës shqyrtoi propozimin për ribalancim të buxhetit të këtij viti me propozim vendim për huamarrje. Deputetët u shprehën se të dyja aktet janë në përputhje me Kushtetutën dhe ligjin. Në takim, është vendosur që për arsye urgjence të dy aktet të hyjnë në fuqi ditën e botimit në Fletoren Zyrtare.