ITALI, ALEANCA E DJATHTË FITON ZGJEDHJET

Partia e ekstremit të djathtë “Brothers of Italy” (Vëllezërit e Italisë) dhe aleanca e krahut të djathtë fituan zgjedhjet e përgjithshme dje në Itali.  Në zgjedhjet e djeshme në mandatin e 19-të legjislativ, italianët votuan për deputetët që do t’i përfaqësojnë në Senat (200 vende) dhe në Dhomën e Ulët të përfaqësuesve (400 vende). Pjesëmarrja në zgjedhje, ku të drejtë vote kishin 50.8 milionë votues, ishte 63.9 për qind. Kjo u regjistrua si “pjesëmarrja më e ulët në historinë e zgjedhjeve të përgjithshme në Itali”. Sipas rezultateve të ndara nga Ministria e Brendshme, FdI e ekstremit të djathtë, e drejtuar nga Giorgia Meloni, fitoi zgjedhjet me 26.2 për qind të votave. Partia Demokratike, partia e qendrës së majtë e drejtuar nga Enrico Letta, u bë partia e dytë me më shumë vota në vend me 19.2 për qind. Lëvizja “5 Yjet” (M5S), e udhëhequr nga ish-kryeministri, Giuseppe Conte, mori vendin e tretë me 15.3 për qind të votave. Në sondazhet parazgjedhore parashikohej që M5S të merrte më pak vota. Ndryshe nga sondazhet para zgjedhjeve, përqindja e votave të Partisë së Ligës nga aleanca e djathtë ishte 8.9 për qind. Liga, e udhëhequr nga Matteo Salvini, nuk i përmbushi pritjet. Forza Italia (FI), nga aleanca e krahut të djathtë të udhëhequr nga ish-kryeministri Silvio Berlusconi, u rendit në vendin e pestë me 8 për qind të votave. E pozicionuar në qendër si “Poli i Tretë”, Partia e Veprimit (Az) e drejtuar nga Carlo Calenda dhe partneri i saj Italia Viva (Iv), me të cilin hyri në zgjedhje, mori 7.7 për qind të votave. “Poli i tretë” tërhoqi vëmendjen me fushatën elektorale që zhvilluan në një kohë të shkurtër dhe morën vota mbi pritshmëritë. Në bazë të aleancës, përqindja e votave të aleancës së djathtë të formuar nga partitë: FdI, League, FI dhe disa parti më të vogla ishte 44.3 për qind. Aleanca e qendrës së majtë, partia e së cilës është PD, mbeti pas aleancës së djathtë me 26.1 për qind të votave. Në përputhje me këto rezultate, aleanca e krahut të djathtë fitoi vende si në Senat ashtu edhe në Dhomën e Përfaqësuesve, duke arritur një shumicë absolute për të formuar qeverinë. Në media thuhet se aleanca e djathtë do të arrijë ndërmjet 114 dhe 126 vende në Senat dhe midis 232 dhe 252 vende në Dhomën e Përfaqësuesve në tërësi.

SHARE