Presidenti i Republikës së Kosovës, Hashim Thaçi, sot ishte për vizitë zyrtare në Malit të Zi, ku kishte një drekë pune me homologun e tij, malazez, Millo Gjukanoviq.
Thaçi dhe presidenti malazez Millo Gjukanoviq folën për perspektiven euroatlantike të vendeve të Ballkanit Perëndimor, për procesin e dialogut për normalizimin e marrëdhënieve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë, për forcimin e paqes dhe stabilitetit rajonal, si dhe për thellimin e mëtejmë të bashkëpunimit ndërshtetëror.
“Raportet e mira fqinjësore janë mesazhi më i mirë për integrimin e rajonit tonë në Bashkimin Evropian”, thuhet në kumtesë nga kabineti i Presidentit të Kosovës Hashim Thaçi.
Ndërkohë siç kumtohet Presidenti malazez, Millo Gjukanviq, ka njoftuar për takimin e sotëm me presidentin kosovar Hashim Thaçi, duke thënë se takim është bërë me iniciativën e presidentit të Kosovës Hashim Thaçi, në kuadër të kontakteve rajonale me qëllim që të njoftojë fqinjët me procesin e dialogut mes Prishtinës dhe Beogradit.
Sipas njoftimit të publikuar në faqen zyrtare të Presidencës së Malit të ZI, presidenti malazeze Millo Gjukanoviq e ka falënderuar Thaçin për nismën dhe ka përshëndetur përpjekjet e Beogradit dhe Prishtinës për të kërkuar një zgjidhje paqësore, nëpërmjet dialogut, nën patronazhin e Bashkimit Evropian, me besimin se të gjitha palët do të përkujdesen që rezultati përfundimtar të jetë një kontribut i fortë i stabilizimit të Ballkanit Perëndimor dhe një nxitje për perspektivën evropiane të rajonit.