AXHIQ: KEMI MBËSHTETJE PËR VAZHDIMIN E NJË LUFTE MË TË FORTË KUNDËR KRIMIT DHE KORRUPSIONIT

Pres që në Raportin e Komisionit Evropian (KE) për progresin e Malit të Zi të theksohen rezultatet e luftës kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe të marrim sinjale dhe vlerësime pozitive për atë që kemi bërë në periudhën paraprake, tha për TVMZ ministri Filip Axhiq. Ai falënderoi Komisionerin për Zgjerim të Bashkimit Evropian (BE) Oliver Varheli dhe të gjithë nga Brukseli për mbështetjen e tyre. “Ata dërguan mesazhe të qarta se ne nuk jemi vetëm në këtë proces. Ne kemi mbështetjen e tyre për të vazhduar një luftë edhe më të fortë kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit dhe në këtë kontekst rezultatet janë të dukshme. Pres që kjo të thuhet në Raport dhe se do të marrim sinjale dhe vlerësime pozitive për atë që kemi bërë në periudhën paraprake”, tha Axhiq.

SHARE