KUVENDI EMËROI KOMISIONIN KOMUNAL TË ZGJEDHJEVE TË ZETËS

Kuvendi i Malit të Zi me shumicë votash ka miratuar vendim për emërimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve të Zetës. Për emërimin e Komisionit Komunal të Zgjedhjeve votuan 39 deputetë, ndërsa 10 abstenuan. Parlamenti i Malit të Zi vendosi më 16 gusht që Zeta të jetë një komunë e re në Mal të Zi. Sipas vendimit të presidentit të Malit të Zi, Milo Gjukanoviq, zgjedhjet në komunën e sapoformuar të Zetës do të mbahen më 23 tetor. Nga Bordi Administrativ për kryetare të KKZH-së u propozua Nella Anxhushiq, për sekretare Tijana Trifunoviq.

SHARE