Kërcënimi i Presidentit Vladimir Putin për të përdorur armë bërthamore të mërkurën është një “deklaratë e rrezikshme dhe e pamatur”, tha sekretari i përgjithshëm i NATO-s. Jens Stoltenberg gjithashtu i tha Reuters se njoftimi i Putinit për mobilizimin e parë ushtarak të Rusisë që nga Lufta e Dytë Botërore do të përshkallëzonte konfliktin dhe do të kushtonte më shumë jetë. Por, shtoi shefi i NATO-s, ajo gjithashtu përfaqësonte provën se Putini kishte bërë një “gabim të madh” me vendimin e Rusisë për të pushtuar fqinjin e saj më 24 shkurt. Stoltenberg tha se aleanca do të qëndrojë e qetë përballë deklaratave të tilla dhe “nuk do të përfshihet në të njëjtin lloj retorikë të pamatur dhe të rrezikshme si president Putin”. “E vetmja mënyrë për t’i dhënë fund kësaj lufte është të provojmë se presidenti Putin nuk do të fitojë në fushën e betejës. Kur ta kuptojë këtë, ai duhet të ulet dhe të negociojë një marrëveshje të arsyeshme me Ukrainën,” tha Stoltenberg. Ndërkohë që pas vendimit të djeshëm të presidenti rus për mobilizimin e pjesshëm të trupave ruse, bashkimi europain nxitoi të reagonte duke thënë se ata shumë shpejt do të shtojën sanskionet ndaj Rusisë dhe do të rrisnin dërgesat e armëve në Ukrainë.