Europa do të ketë trenin e parë hybrid, si pjesë e iniciativës së BE për energjinë e gjelbër dhe uljen e emetimit të karbonit. Operatori italian i trenave Trenitalia zbuluan trenin e tyre hibrid, “Trenin blu” në panairin e transportit InnoTrans në Berlin. Është treni i parë që të ulë emetimet me më shumë se 50 %. Treni do të jetë i pari i një flotë të re hibride në shërbimin e pasagjerëve në Europë sapo të jetë në funksion këtë vit. Treni mund të kalojë nga funksionimi me bateri tek energjia elektrike ose nafta dhe mund të funksionojë si në linja të elektrizuara ashtu edhe hekurodhure në mënyrë që të mund të operojë ende në zona që mund të mos kenë ende infrastrukturën e duhur për trenat elektrikë. Kjo është e rëndësishme pasi aktualisht vetëm 54 % e rrjeteve hekurudhore europiane janë të elektrizuara dhe shtimi i telave elektrikë është i shtrenjtë. Dalëngadalë enegjia e gjelbër është duke zëvendësuar gjeneratorët shekullorë me naftë që janë më të dëmshëm për mjedisin.