MINISTRIA E ADMINISTRATËS PUBLIKE KA SHPALLUR DISKUTIM PUBLIK PËR PROJEKTLIGJIN MBI QEVERINË

Ministria e Administratës Publike ka shpallur diskutim publik për Projektligjin mbi Qeverinë, i cili do të zgjasë 40 ditë. Siç thuhet në njoftimin për media, Ministria e Administratës Publike do të mbajë një tryezë të rrumbullakët për tekstin e Projektligjit mbi Qeverinë, datën dhe vendin e së cilës subjektet e interesuara do të njoftohen përmes uebsajtit të MAP (https://www. gov.me/mju).  Siç theksohet në këtë dikaster qeveritar, subjektet e interesuara mund të paraqesin vërejtjet, propozimet dhe sugjerimet e tyre për tekstin e Projektligjit mbi Qeverinë me shkrim në Ministrinë e Administratës Publike, me postë ose drejtpërdrejt në arkivin e Ministrisë dhe në adresën e emailit: alen.franca@mju.gov.me. „Ftoj publikun e interesuar të përfshihet në krijimin e zgjidhjeve ligjore që do të rregullojnë përbërjen e Qeverisë, mandatin, organizimin, mënyrën e punës, vendimmarrjen, marrëdhëniet me organet dhe institucionet e tjera shtetërore, si dhe çështje të tjera me rëndësi për punën e saj,“ thekson ministri i Administratës Publike, Marash Dukaj.

SHARE