MALI I ZI KA RRITJEN MË TË LARTË TË PBB-së NË EVROPË: 12.7 PËR QIND NË TREMUJORIN E DYTË

Prodhimi i brendshëm bruto i Malit të Zi në tremujorin e dytë të vitit 2022 u rrit me 12,7 për qind krahasuar me të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, njoftoi Administrata për Statistikat e Monstatit. Rritja më e madhe e ekonomisë ka ndodhur në kategorinë “konsumi personal i amvisërive”, i cili vitin e kaluar ka qenë 902 milionë euro, ndërsa tani është 1,11 miliardë euro. Sipas rezultateve paraprake, PBB-ja në tremujorin e dytë ishte gati 1.4 miliardë euro, ndërsa në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar ishte 1.14 miliardë euro. Sipas raportit, kjo është rritja më e lartë e regjistruar në Evropë. Rritja mesatare ekonomike në vendet e BE-së ishte 4.1 për qind.

SHARE