OSMANI TAKOHET ME ESCOBARIN NË NJU JORK

Për dialogun Prishtinë- Beograd është diskutuar në takimin ndërmjet presidentes së Kosovës, Vjosa Osmani, të dërguarit amerikan për Ballkanin Perëndimor, Gabriel Escobar, dhe këshilltarit të Departamentit të Shtetit të SHBA-së, Derek Chollet. Takimi është zhvilluar në Nju Jork, ku po mbahet Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara. Në njoftimin e 21 shtatorit të lëshuar nga Presidenca e Kosovës, thuhet se Osmani theksoi nevojën për të ecur përpara me procesin e dialogut me Serbinë, “të përqendruar në njohjen reciproke”. “Presidentja Osmani, potencoi nevojën që Serbia t’i zbatojë obligimet e saj nga marrëveshja për udhërrëfyesin e energjisë dhe nevojën urgjente që të arrihet sukses sa i përket marrëveshjes për të zhdukurit me dhunë”, thuhet në njoftim.

SHARE